fbpx
Lajme

Deshi të hidhet me parashutë, dyshja ngecin të varur për nëntë minuta

Një parashutiste amatore dhe instruktori i saj janë me fat që janë gjallë, pasi derisa tentuan të hidhen me parashutë nga aeroplani, ngecën në rrotat e fluturakes kur një rrip mbrojtës u mbështoll në një shtyllë të hekurt.

Edhe pse ishin mijëra metra në ajër, ata u detyruan për nëntë minuta të qëndrojnë të varur derisa një person tjetër u ndihmoi të zgjidheshin dhe të bien, dhe në një moment të hapin parashutën e të zbresin të sigurtë në tokë

. Megjithatë gjithçka do të dukej e pabesueshme sikur dyshja të mos i kishin kamerat e vendosura në helmeta, që filmuan këto momente rrëqethëse që sigurisht se nuk do t’i harrojnë për një kohë të gjatë.

Pamjet e publikuara në internet janë bërë virale dhe deri më tani janë shpërndarë nga mijëra persona, të cilët i kanë duartrokitur për gjakftohtësinë dhe profesionalizmin e instruktorit që bën të pamundurën që të zbresin në tokë pa ndonjë lëndim.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button