Categories Lajme

Dëshmia e autorit/ Si u zbulua krimi 5-vjeçar, zinxhiri i qenit zbardhi vrasjen e 61-vjeçarit nga Marjeta Karaj

Top News zbulon detaje të reja nga zbardhja e vrasjes së 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda. Zinxhiri me të cilin u gjet i lidhur i ndjeri duket se ka shërbyer si indicie e grupit hetimor, që zbardhi vrasjen e ndodhur në vitin 2017.

Bëhet fjalë për një zinxhir qeni, të cilin e mbante shtetasi i shpallur në kërkim Besmir Karaj, që dyshohet se jeton në Itali. Besmiri është kapur nga disa kamera sigurie duke lëvizur me qenin në fjalë, zinxhiri i të cilit u përdor nga autori i shpallur në kërkim për të lidhur viktimën.

Po ashtu është dokumentuar më herët dhe momenti kur ai blen benzinën e përdorur në djegien e 61-vjeçarit. Pasi policia ka pasur në dorë disa prova që implikonin Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën në vrasjen e Kurt-Dedës, grupi hetimor ka thirrur për të marrë në pyetje bashkëpunëtorin në vrasje Gazmir Ngotën, por ky I fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht, por është zhdukur për disa javë, duke shtuar dyshimet për implikimin e tij.

Më pas ky shtetas është kapur nga efektivët e Komisariatit numër 4 dhe është shoqeruar për t’u marrë në pyetje, ku ka pranuar prezencën në krimin e rëndë të vitit 2017. GAZMIR NGOTA: Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut.

Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamane e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit së bashku me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë, por viktima thoshte se nuk i ka lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë, e më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit, ku Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën.

Nga ana tjetër, e arrestuara Marjeta Karaj nuk pranon krimin e kryer, por grupi hetimor ka siguruar mjaftueshëm prova dhe dëshmi që e lidhin atë me vrasjen e vitit 2017 të Kurt-Dedës. Mësohet gjithashtu se Marjeta Karaj punonte ne një shoqatë se bashku me viktimen, me te cilin dyshohet te kete pasur nje lidhje intime. Ajo i kishte kërkuar vazhdimisht viktimës kthimin e shumës rreth 10 mijë euro, por ai refuzonte d

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME