Categories Lajme

Dëshmia e bashkëshortit te ish-gjyqtares së procesit “Shullazi”

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën.

Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë.Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër.

Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Kjo është dëshmia e bashkëshortit të Saida Dollanit, anëtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit, dhënë prillin e 2019, kur ajo kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij të dyshuar për gjobëvënie, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, raporton “BalkanWeb”.

Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet. Po ndërsa Prokuroria kryente veprime në procesin ndaj Shullazit, regjistroheshin debate të forta mes të dyshuarve dhe gjyqtares Dollani, të cilën e akuzonin se me çështjen e tyre po kalonte Vettingun.

Në fakt, hetimet për kërcënimin nuk dhanë rezultat, përderisa dhjetë muaj pas ngjarjes së pretenduar, prokurorja Ida Ahmetlli iu drejtua Gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e çështjes, raporton “BalkanWeb”.

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Dollani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj, shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.
Kërkesa e prokurores Ahmetlli u rrëzua nga gjykata, e cila vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme. Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit, dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores së çështjes. Ndërkohë Saida Dollani është larguar nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen “Shullazi”.

Madje në procesin ndaj emrit të shumëpërfolur të botës së krimit, është krijuar një ngërç ligjor që ende nuk ka gjetur zgjidhje. Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve.

Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit. /BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME