Lajme

Dëshmia e pasagjeres që priti 7 orë në Rinas: Rrezikòvà jetën, vonesa të pashpjegueshme

Në kushtet e pandemisë kur fluturimet që kryhen nga Tirana drejtë destinacioneve që nuk i kanë mbyllur kufijtë për Shqipërinë janë shumë të pakta, qytetarët vijojnë të jenë në radhë. Bllokimi i pistës së Rinasit për shkak të reshjeve të dëborës, krahas fluturimeve të devijuara kanë sjellë edhe një situatë absurde me qindra qytetarë që janë grumbulluar në Rinas në pritje të fluturimit të tyre. ABC është kontaktuar nga një qytetarë e cila ka pritur për 7 orë për të udhëtuar në drejtim të Turqisë.

“Nuk pati asnjë njoftim në mëngjes. Na bënë të vinim duke bërë patinazh. Pastaj bënë një njoftim nga Air Albania. Asnjë njoftim zyrtar. Doli dikush aty dhe tha presim të nisemi në orën tre, pot ë doni ikni, pot ë doni prisni. Aeroporti është shumë I ftohtë. Ajo që më tremb është se është një kallaballëk i madh. Unë jam në buisnes lounge. Jam më e distancuar.

Aeroporti është akull. Njerëzit janë të ulur pranë njëri tjetrit në këtë kohë me COVID. Këtë besoj nuk e ka menduar njeri”, tregon ajo. Qytetarja e cilëson papërgjegjshmëri sjelljen e autoriteteve me pasagjerët në kushtet kur rrugët kanë qenë të bllokuara dhe vendi është në nivele të larta të infektimeve nga covid.

“Sot kam ardhur nga Berati në orët e para të mëngjesit. Jam e terrorizuar. Jam spostuar nga rruga dy herë. Për 5 cm të qelbura bore krijohet një situatë e dalë jashtë kontrollit. Ende nuk ka asgjë për të bllokuar”, shprehet ajo. Ky nuk është rasti i parë kur edhe përse në një nivel masash të shtuara për shkak të pandemisë së covid-19, qytetarët grumbullohen në aeroport për shkak të vonesave.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close