Categories Lajme

Dëshmia frymëzuese e profesor Dhimitër Krajës: E ndjeva për detyrë të bashkohesha me stafin

“Kur pashë që edhe në Shqipëri erdhi kjo valë e madhe e pandemisë së COVID-19, e ndjeva që e kisha për detyrë të bashkohesha me stafin, të cilët po bënin një punë shumë të vështirë të paparë ndonjëherë dhe të paimagjinuar që mund të shfaqet në botë një infeksion i tillë”. Kështu shprehet mjeku i njohur Profesor Dhimitër Kraja në një dëshmi frymëzuese, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar në spitalin Infektiv për të ndihmuar kolegët e tij. Ndërkohë që gjatë punës në spital u infektua edhe vetë me COVID-19. Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me dëshminë e Profesor Krajës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi Rama.

Në dëshminë e tij, Profesor Kraja shprehet më tej se “kam nderin që jam riatashuar për këtë problem kolegëve të mi , të cilët në çdo kat në çdo njësi të shërbimit infektiv duke filluar nga urgjenca, deri në njësinë e reanimacionit apo reanimacionit shtesë që iu bë spitali pasi u shtuan respiratorë në shumë dhoma të tjera në mënyrë që shërbimi të ishte perfekt”. “Asnjë person nuk ka ngelur pa marrë ndihmën e duhur, siç i takonte. Është një arritje e madhe e popullit shqiptar që deri tani nuk pati ngjarje të rënda, nuk pati shifra të mëdha, nuk pati komplikacione të jashtëzakonshme, nuk pati raste që u braktisën, nuk pati raste që nuk iu dha ndihma si në shërbimin ambulator dhe atë spitalor”.

Pra, vijon ai,  kjo është një arritje dinjitoze e Shqipërisë, e mjekësisë shqiptare dhe tërë sistemit antipandemik të Republikës së Shqipërisë.

“Tani këto arrtije që janë jashtëzakonisht të mëdha dhe janë të nivelit në kuptimin e krahasimit me çdo shtet në botë , këto nuk duhet të prishen për arsye se filloi të çliroheshin nga masat shtrënguese që ishin shumë racionale dhe të duhura e të logjikshme të dalin si këto ditë ku turma njerëzish dalin pa maska, rrinë më tepër pranë njëri-tjetrit seç duhet , nuk respektohet distancimi social që është cilësuar si termi i veçantë i kësaj pandemie”, – nënvizoi Kraja. Profesor Kraja bën apel që kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm deri në shuarjen e kësaj epidemie , e cila do të përcaktohet në rrugë shekncore dhe rrugë shtetërore.

Profesor Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Prof. Dhimitër Kraja ka qenë shef i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, pedagog i lëndës së Sëmundjeve Infektive në Fakultetin e Mjekësisë dhe koordinator i Shërbimit të Infektologjisë, Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Profesionale të Fakultetit të Mjekësisë, UM Tiranë. Ai është autor dhe bashkautor i 12 teksteve mjekësore, mbi 200 artikujve/posterave në tubime dhe përmbledhje abstraktesh në aktivitete shkencore botuar në revista ndërkombëtare si dhe mbi 200 punimeve në aktivitetet kombëtare. Prof. Dhimitër Kraja ka nisur punën si mjek klinicist në Spitalin Infektiv në vitin 1972. Ai është specializuar në Gastrohepatologji (1972- 1973) dhe në Epidemiologji dhe Sëmundje Infektive (1972-1974); Sëmundjet infektive Tropikale, Mykotike, Parazitare dhe AIDS në Qendrën Spitalore Pitie-Salpetriere, (Paris 1988), Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme dhe Kolposkopi në Poliklinikën Universitare Umberto I (Romë 1995), Infektologji dhe AIDS në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive L. Spallanzani, Romë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME