Covid-19Lajme

“Dështim katastrofik”, OBSH: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë përpara mjekëve në vendet e varfra

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka “shpërthyer” ndaj vendeve të pasura, duke lëshuar kritika sa i takon fushatës së vaksinimit. Tedros Adhanom Ghebreyesus pohoi se nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura, përpara mjekëve në vendet e varfra.

Sipas kreut të OBSH, bota është në prag të një dështimi katastrofik moral. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari.

Nga ana tjetër ai thekson se nuk është e drejtë që të shëndetshmit dhe të rinjtë në vendet e pasura të vaksinohen përpara punonjësve të shërbimit shëndetësor në vendet më të varfra. “Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” tha ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close