Categories Lajme

Dështimi me Argjentinën/ Daliç: Ishte humbje e merituar

Zlatko Daliç e ka cilësuar si të merituar humbjen e Kroacisë përballë Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit. Trajneri i skuadrës kroate, argumentoi pas sfidës se ekipi kishte dhënë maksimumin por kishte pasur edhe fatin kundër.

“Fillimisht e përgëzoj Argjentinën për fitoren dhe daljen në finale. Duhet të jemi të bashkuar, të ngremë kokën dhe të shkojmë të luftojmë për vendin e tretë. Ne luajtëm mirë për gjysmë ore, mbajtëm topin. Por pastaj ana e djathtë lëshoi pas kundërsulmit, kështu që pranuam gol kur kishim një goditje këndi. Ndonjëherë fati të favorizon, ndonjëherë jo. Nuk kemi shumë për t’u ankuar, le të vazhdojmë.

Penalltia? Me sa kuptoj unë djemtë protestuan se kishte goditje këndi, por pësuam gol pranuam gol nga ai aksion. Por çfarë të bëjmë, nuk mund të ankohemi. Nuk kam asgjë për të fajësuar djemtë, tani duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi për ndeshjen që na pret.

Kishim një situatë të mirë, topi shkoi në krah, por nuk ishim të saktë. Na mungon një sulmues i vërtetë, klasik, për të depërtuar në krah, për të pasur një zgjidhje më të mirë. Ne e dimë se çfarë jemi, çfarë nuk jemi dhe kaq.

Ne donim të fitonim në thellësi dhe në krahun e majtë, të krijonim epërsi, të ishim më vertikal. Por ne pësuam golin e tretë dhe ishte e vështirë të ktheheshim. Ishte një humbje e merituar. Brozoviç? Ndjeu shqetësim muskulor, nuk doja ta sforcoja, por ta ruaje për ndeshjen e radhës. Nëse dikush do të na e kishte ofruar këtë para Botërorit, do ta kishim pranuar. Ndaj jemi me të vërtetë krenarë”, tha Daliç pas përfundim të sfidës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME