Lajme

DETAJE / Grabitja spektakolare e 700 mijë eurove u krye në banesën e ish-këshilltares së…

Zbardhet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit.

Balkanweb shkruan se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri. me konkretisht Klosi ka qene keshilltare prane Arben Ahmetajt. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Nuk dihet nese ka qene vete Klosi qe ka denoncuar grabitjen apo Policia ka rene vete ne gjurmet e hajduteve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close