Categories Lajme

Detaje nga djegia e tre banesave në Berat, nxirret trupi i pajetë i një personi

Zjarri i rënë në një banesës në Berat dyshohet ka shkaktuar një viktimë, deri më tani të konfirmuar, ndërkohë që dyshohet se nën rrënoja gjenden edhe dy persona të tjerë.

Gazetari bën e dije se është nxjerrë i vdekur nga banesa e djegur 61-vjeçari Jovan Vangjeli, ndërsa banorët shprehen se në brendësi të banesës së rrënuar tashmë nga flakët gjenden edhe djali i Jovanit, Mateo Vangjeli dhe një shoku i tij. Vëllai i viktimës theksoi se nuk kanë ende dijeni se si mund të jetë shkaktuar zjarri në banesë, ndërsa dyshojnë tek një rezistencë për ngrohje që mbahej ndezur nga banorët.

“Jemi njoftuar se zjarri ka rënë pak pas mesnate. Këtu e kemi gjetur vetëm flakë. Na thanë që brenda në banesës kanë qenë tre veta, Jovani, Mateo dhe një shoku i Mateos. Kishin një rezistencë që gatuanin. Dyshoj që mund të jetë shkaktuar nga ajo rezistenca”, shprehet ai. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për gjetjen e trupave të tjerë nga rrënojat e shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME