Categories Lajme

Detaje nga ngjarja e rende ne Shkoder

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në qytetin e Shkodrës ku një vëlla i mori jetën motrës së tij 58 vjeçare.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Ndoc Mazi”, qe  të premten në darkë më 4 qershor, pra 3 ditë më parë.

Gruaja u gjet mbreme brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte. Në banesë blute e Shkodrës kane gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura, gjë e cila tregon se autori i dyshuar  i ka konsumuar kur ka kryer vepren.

Fabian Vuka ishte një person  “tape” gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh. 55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra e tij, e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar

Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Gjatë kësaj kohe 58-vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës. Ajo ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai.

Pak ditë më parë autori ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sha rjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive.Vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5 qershorit gjë e cila ka përfunduar me fundin e ngjarjes. Autori ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:

“A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të“.

Gjatë të shtunës por edhe të dielës  shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se çfarë kishte bere por pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm.

Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e 58 vjecares e cila e ka ndihmuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë  ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur/

Sot më 7 qershor Diana Vuka do festonte 58 vjetorin por tre ditë më parë vëllai i saj i mori jetën.

Thuhet se moter e vella kishin mosmarreveshje edhe per pronen ku jetonte  52 vjecari ne te cilen gruaja pretendonte se kishte pjese, ndersa Fabian Vuka thoshte se banesa ishte e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME