Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një i mitur 14-vjeçar ka mbërritur në spital i pajetë.
I mituri me inicialet P.P është dërguar në spital rreth orës 5 të mëngjesit në rrethana ende të paqarta nga ana e familjarëve të tij.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e të miturit dhe a ka pasur më herët probleme shëndetësore, ndërkohë që në trupin e tij pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet për këtë ngjarje të rëndë.