Categories Lajme

Detaje nga ngjarja ne Shkoder

Bukuroshe Kodra, gruaja e Mark Kodrës, 45 vjeçari i cili i mori jetën fqinjit të tij në Shkodër, Emiljano Ndou vetëm 25 vjeç, ka treguar lidhur me ngjarjen.

Ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur pas një debati mes dy djemve, djalit të saj dhe Ndout. Gruaja tregon se 25-vjeçari ka xhiruar gomat para banesës dhe në këtë moment, djali i ka thënë të ecë me kujdes, por Ndou i është përgjigjur “Eci si të kem dëshirë”. Gruaja ka mohuar që kjo të lidhet me të bijat e saj.

“Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty. Ai ka qenë djalë i lëvizshëm, por se ka pasur gje me vajzat absolutisht. Ka dalë dhe ka një shok aty, komshi.

Ka sjellë shokun aty, e përcillte. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë. Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë. Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave.+28

I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. Ai e ka shenjë. Djali ka hyrë brenda e ka folur me djalin në Francë dhe e ka dëgjuar vajza.

Më tha mua është kapur Valentini me dikë, por jo se me kë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë. Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me te.

Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë. I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi ai dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Burri ka dalë dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara dhe më ka shtyrë mua.

Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qël luar. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet.”-tha ajo.

Gruaja e autorit tregon se i shoqi shkoi për tu sqaruar me të dhe se nuk ka patur dijeni se cfare ka ndodhur. “Burri ka hyrë brenda, është ulur në divan dhe ka ndezur cigare. Krisi motori deri atje dhe aty mbeti. Ka dalë ky djali, komshi. Hyra brenda i thashë burrit e myte, , a je i kënaqur? Më tha ‘kurrë i fije i pendum nuk jam’. Ishte ose unë o fëmija. Më mirë unë që e kam kry , dpunen.eklaron gruaja.

“Rreth 100 metra motori ka ecur pasi ai është qël luar pastaj ka rënë. Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vr. arë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Mua më vjen shumë keq për të ritë e tij, mendoj si për djalin tim. Më shumë kam qarë për të ritë e tij se për atë që më ka ndodhur mua.

Mua më ka ndodh më keq se atij. Atij i ka dek e forcojnë të tërë. Mua as më kanë dek, as i kam gjallë. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar.

Djali im është shumë i urtë, shumë i butë ky i dyti. Me qenë i vogli kisha thënë nuk e kam problem hiç, ai është shumë më i mbrapshtë, po ky është shumë i butë dhe ai i ka rënë në qafë, hajt se është i butë dhe i përulur ndër shokë. Me pas qenë kishte gjet një vend tjetër dhe e kishte thirrur, por jo mes 30 vetëve. Me të ra si të duket ty, me të ra dhe me të sha? Unë jam femër dhe kisha luftuar për veten të më shante kush”, deklaron gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME