Categories Lajme

DETAJE/ Po futej në motel me të dashurën, shqiptari goditet me makinë qëllimisht nga një person

Një 29-vjeçar është përplasur nga një automjet, teksa ishte me të dashurën e tij në makinë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të një moteli në periferi të Prishtinës. Mediet në Kosovë shkruajnë se 29-vjeçari është përplasur qëllimisht nga makina. Ai ka marrë lënime të rënda trupore.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se lidhur me rastin kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti u zbulua pas denoncimit të 29-vjeçar-it, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sipas informacioneve të para, in riu është goditur nga i dyshuari me veturë teksa ndodhej te automjeti i tij, bashkë me të dashurën në motelin Flamingo në Çagllavicë.

Konfliktit mes tyre dyshohet se i ka parapritë një zënkë verbale që palët kishin pasur gjatë ditës së djeshme, te një motel tjetër.

Kjo siç duket e shtyu të dyshuarin t’i lajë hesapet dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur, teksa viktima pas raportimit të rastit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME