Categories Lajme

Detaje/ Policia publikon bilancin e javës, kapen 45 shoferë (Video)

Policia e Shtetit ka bërë me dije janë arrestuar 45 shoferë gjatë javës që po lemë pas pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit në rrugë. 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Bilanci i policisë

Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 228 leje drejtimi, nga të cilat 166 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në ë4 km/orë, 56 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, si dhe nga monitorimi me patrulla të lëvizshme me makina të pauniformuara, gjatë kësaj jave, në akse të ndryshme të vendit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 567 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë.

Po ashtu Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME