Lajme

Detaje/ Si u zbulua “shtëpia e barit” në Shijak

Policia e Shtetit dhe detaje në lidhje për operacionin “Krahët e krimit” në Shijak, ku u bë e mundur zbulimi i një “shtëpie bari” dhe arsenal armësh.

Por si arriti Policia të binte në gjurmët e kësaj banese katër katëshe në pronësi të dy vëllezërve Fredi dhe Selman Krasniqi?

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Skënder Hitaj iu përgjigj interesit të gazetarëve  mbi operacionin.

Ai tregoi rrugën që është ndjekur për të lokalizuar këtë banesë, ndërsa tha se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjera, të cilët mund të jenë përfshirë në këtë skemë kriminale.

“Në fillim kemi pas informacione në rrugë operative, bashkëpunim me prokurorinë  dhe  në bashkëpunim me strukturat e tjera të drejtorisë.

Kemi bërë veprimet hetimore, që të gjejmë dhe godasin këtë banesë dhe të sekuestrojmë gjërat që u gjetën.

Për momentin mund të flasim për këta dy persona pasi kemi prova dhe fakte, ndërsa për personat e tjerë mbeten pjesë e hetimeve dhe patjetër që presim operacione tjera, të cilat do t’ua bëjmë me dije në një moment të dytë”, tha ai, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close