Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve të v rasjes së Bledar Muçaj në pedonalen e qytetit. Ndërkohë mësohet se të plagosur në atentat kanë mbetur dhe dy gra.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të p lagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.