Categories Lajme

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Mykonos/ Nga sherri me ish-të dashurën te “teprimi” me alkoolin

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Mykonos 1 javë më parë. Vrasja e Visar Dakrama alias Julian Kosova jashtë një klubi në ishullin e njohur grek ishte rezultat i një sërë ngjarjesh të rastësishme dhe reagimesh momentale që çuan drejt aktit ekstrem.

Një krim pa shkak që çoi në vdekjen e të riut dhe në burg bashkëmoshatarin e tij kishin si ‘mollë sherri’ një vajzë të re që ndoshta as nuk e kuptoi se u bë shkak i ngjarjes së rëndë.

Përmes raportimeve nga “Protothema”, dosjes së çështjes si dhe dëshmive të personave që e njihnin 33-vjeçarin Mykoniatis që tërhoqi këmbëzën e karabinës si dhe 34-vjeçarin shqiptar që e thërriste me emrin grek “Yiannis”, zbulohet e vërteta për atë që ka ndodhur realisht pak para orës 6 të mëngjesit jashtë lokalit në zonën Skylambela të Mykonos.

“Yiannis” po kënaqej në lokal dhe në gjendje të dehur u përlesh me ish-të dashurën për një çështje të parëndësishme. Ndërkohë autori i krimit kur kishte hyrë në lokal, kishte parë se vajza, me të cilin kishte njohje formale, se ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe duke qarë.

Pasi shqiptari i pa duke folur bashkë, nisi sherrin me të riun grek. Nga sa duket, autori dhe viktima kanë pasur një njohje, ndërsa shqiptari punonte aty prej vitesh si elektricist dhe dalëngadalë filloi të hapte bizneset e tij. “U tha se isha molla e sherrit. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo që ndodhi nuk është bërë për mua. Unë jam në një gjendje të keqe shpirtërore. Jam në shok dhe po mundohem të shërohem”, tha ajo për Tema.

Thuhet se 34-vjeçari shqiptar atë natë kishte konsumuar shumë alkool dhe po vepronte në mënyrë agresive pa asnjë arsye.

Ish-e dashura e tij pohoi për policinë se shqiptari e shqetësonte herë pas here, i fliste keq dhe gjithnjë bëhej i egër. Madje ai ditën e ngjarjes i kishte hedhur asaj ujë, ndërsa e reja i ishte lutur që të ndalte. Ndërkohë, pasi shqiptari ishte përleshur me grekun, ky i fundit kishte shkuar në banesë për të marrë armën dhe më pas qëlloi drejt të riut, duke e lënë të vdekur në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME