Categories Lajme

Detaje të reja nga vråsja në Lezhë, autori tentoi të përplasë me makinë 2 efektivët e tjerë, më pas…

Detaje të reja dalin në dritë nga vr asja e oficerit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se autori i dyshuar i kësaj vr asjeje, 21-vjeçari Aldi Rama, pasi ka qëlluar me ar më zj arri oficerin Hoxha, është larguar nga vendngjarja me makinën tip “Volswagen”.

Sipas raportimeve, teksa po tentonte të bënte këtë gjë, i riu ka tentuar të përplasë me makinë dy efektivët të tjerë që shoqëronin Hoxhën, të cilët kanë ndërhyrë për ta neutralizuar.

Më pas, mësohet se Rama është larguar rreth 2 km dhe aty më pak ka braktisur mjetin. Dyshohet se 21-vjeçari është futur në një zonë me bimësi të dendur. Sakaq, raportohet se policia ka lokalizuar vendndodhjen e tij dhe po mendohen rrugët se si mund të arrijnë te ai.

Si ndodhi ngjarja:

Mësohet se me urdhër të drejtorit të qarkut një grup oficerësh krimesh shkuan për kontroll territori në ishull Lezhë pas dyshimeve se mund të kishte kultivim lëndësh narkotike. Grupi përbëhej nga oficerë krimesh mes të cilëve ishte dhe nënkomisari Saimir Hoxha. Brenda zonës së mbrojtur në Kune Vain u konstatua mjeti i 21-vjeçarit Aldi Rama. Policia i bëri shenjë të ndalonte dhe oficeri Saimir Hoxha shkoi për të kryer verifikimin e drejtuesit të mjetit, kur ky i fundit qëlloi ndaj oficerit të policisë në një distancë të afërt.

Menjëherë pasi ka qëlluar oficerin, 21-vjeçari është larguar me mjetin e tij. Skena është parë nga kolegët e Saimir Hoxhës të cilët i kanë dhënë të dhënat e targës së mjetit dhe përshkrimin e drejtuesit të saj që bëri të mundur identifikimin në kohë rekord të autorit të ngjarjes.

Aldi Rama ka qenë pasagjer në atë makinë kur polici është afruar për kontroll dhe ka qenë pasagjer në sedilje të pasme teksa ka qëlluar oficerin në momentin që ai ka ndalur makinën për kontroll. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vend të parë kanë zbritur nga makina dhe ky ka marrë mjetin dhe është larguar dhe rreth 3 kilometra e ka braktisur mjetin. Plumbi e ka kapur në zemër efektivin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME