Categories Lajme

Detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit Pecorelli, Mediat italiane: Javë vendimtare për rezultatet e ADN-së

Ajo që sapo është hapur mund të jetë java vendimtare për të hedhur dritë mbi zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit dhe ish-arbitrit Davide Pecorelli, shkruajnë mediat italiane.

Sipas burimeve të mbërritura nga Shqipëria në orët e fundit, shkruajnë më tej mediat italiane, midis sot dhe nesër, pritet që të bëhet krahasimi nga ana e Poicisë shqiptare dhe italiane i informacionit të mbledhur, në mënyrë që të dalë sa më shpejt i rezultatit të AND-së së disa eshtrave të gjetura brenda makinës Skoda Fabia marrë me qira nga 45-vjeçari me mbërritjen e tij në aeroportin e Tiranës që daton në pasditen e 3 janarit.

Ndërkohë, përsëri duke cituar burimet shqiptare, mediat italiane shkruajnë se më shumë hipoteza janë ngritur për zhdukjen e biznesmenit Pecorelli, pra përveç aksidentit, është ngritur dhe pista e v rasjes.

Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që nga 6 janari i këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën me qira u gjetën disa kocka, midis tyre, një pjesë e legenit, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të vëllait të rritur të biznesmenit që jeton në Lama di San Giustino me babanë e tij të moshuar. Ishte partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME