fbpx
Lajme

Detaje të reja/ Operacioni në Vlorë pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër kokainës, arrestohen 5 shqiptarë mes tyre edhe djali i biznesmenit

Operacioni antidrogë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ishte pjesë e një aksioni ndërkombëtar kundër kokaines. Aksioni anti-drogë u zhvillua njëkohësisht në Gjermani Itali, Belgjikë, Spanjë dhe Dubai sipas burimeve të Anila Hoxhës  janë dhënë 20 urdhër arreste. Rrjeti i drogës ka sjellë kokainë në Evropë kryesisht në Belgjikë dhe Holandë nga Ekuadori.

Pjesëtar i rrjetit dhe me rol kryesor dyshohet se është Dritan Rexhepi i burgosur në Ekuador, një nga shqiptarët me të kërkuar në botë,  i arratisur nga burgjet e tri shteteve, i kapur nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës.  Gjithashtu 39-vjeçari, student i Juridikut,  arriti që të arratisej pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Krujë në 1998.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Dyshohet se Rexhepi mund të ketë lidhje edhe me porosinë e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Arjan Prengës.

Grupi i trafikantëve të kokainës e forcoi aktivitetin nga viti 2016 e më vonë. Burimet shtojnë se rolin më aktiv nga nga pesë të arrestuarit në Shqipëri e ka pasur J.Ll. , i  cili koordinonte veprimet për ngarkesat që hynin ne Evropë dhe jetonte mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë në Vlorë,  pjesë e rrjetit të trafikimi të kokainës janë E. J., 27 vjeç, G.M.,  35 vjeç, V.L. , 40 vjeç,, R.I.,  33 vjeç. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim gjatë operacionit policor antidrogë në Vlorë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button