Lajme

Detaje të reja për furgonin që u kap në Qafë Thanë

Detaje të reja zbulohen pas kapjes së një furgoni me kanabis në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Mësohet se gjeografia e personave të përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në një furgon të bardhë gjatë ditës së sotme është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

“BalkanWeb” mëson se, furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një biznesi rrobaqepësie. Lënda narkotike po peshohet dhe nuk dihet ende sasia e saj.

Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja./BW

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close