Lajme

Detaje të reja/ Vdiq në aksidentin e rëndë: Ky është shqiptari i njohur si ‘GIZA’ nga Policia, merrej me trafik droge

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit, një grua dhe dy burra. Mes viktimave është edhe shqiptari, 45-vjeçari Eduard Ndoj, me banim ne Pontelongo.

Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese. Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës.

Mësohet se ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe makinave me motor të madh. Mjeti ‘Audi A6’ në të cilin të tre viktimat gjetën vdekjen, është e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që Ndoj shpërndante në Facebook dhe Instagram. Postimi i fundit daton më pak se 24 orë para aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.

Viktimat e tjera janë Martina Pagnin, 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 ??vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close