
Zbardhen detaje nga atentati i dështuar sot në Fushë-Kuqe. Mësohet se shënjestër e një sulmi është bërë ish-deputeti socialist, Armando Prenga.
Siç edhe u raportua, Prenga ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ai ka denoncuar në polici se pas sulmit fshihet 29-vjeçari me inicialet F.I.
Mediat raportojnë se i riu që qëlloi me armë ndaj ish-deputetit, dyshohet se është djali i një komisioneri të ‘Bashkë Fitojmë’. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip ‘Benz’, ndërsa nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes tyre.