Lajme

Detajet e policisë, si ndodhën plagosjet në Ranën e Hedhun

Shëngjin, Lezhë Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close