Categories Lajme

Detajet/ Nxirret pas 12 orësh nga humnera nënkomisari! Pritet helikopteri për dërgimin e tij në spital, ja si është gjendja e shëndetësore e efektivit

Nënkomisari i Shkodrës, Rrok Frroku është nxjerrë pas 12 orësh nga humnera në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Mësohet se efektivi për shkak të terrenit të thepisur ka rrëshqitur në humnerë mesditën e së premtes, rreth orës 12:00, dhe nxjerrja e tij është bërë e mundur vetëm sot.

Blutë e Shkodrës informojnë se 54-vjeçari ka marrë lëndime në trup dhe është nën monitorimin e mjekëve në vendngjarje.

Shërbimet e policisë së bashku me disa grupe të RENEA-S, kanë bërë të mundur nxjerrjen Rrok Frrokut deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë.

Pritet që të mbërrijë helikopteri për transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi “nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të tij”.

Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e  veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s,  në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin  e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.

Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME