Lajme

Detajet/ Shoqja pa të gjithë skenën, sherri mes 5 personave: Si u hodh nga ballkoni dhe u la ne vend vajza keniane në Tiranë

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Sipas News24 e reja natën e ngjarjes ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë, 3 djem dhe 2 vajza përkatësisht.

Nga burime konfidenciale mësohet se mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, dhe e reja pasi është hedhur nga ballkoni nga personat në fjalë, ka rënë në pjesën e oborrit të banesës së katit të parë, dhe disa orë më pas kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, pasi e kanë parë.

Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, prokuroria ende nuk ka marrë asnjë veprim, ndërsa nuk ka as emra konkret të dyshuarish dhe as janë marrë në pyetje personat që ndodheshin atë natë në banesë, përjashtuar vetëm një prej vajzave, e cila ishte shoqe e 22-vjeçares dhe punonin bashkë në një kazino në kryeqytet.

Sakaq, pas ngjarjes së rëndë, personat që ndodheshin në banesë me 22-vjeçaren, janë larguar me tre automjete të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close