Lajme

Devijohet trafiku në Tiranë: ARRSH: Oraret dhe rrugët që duhet të shmangni

Gjatë natës së datave 25 dhe 25 nëntor (sot dhe nesër) do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Njoftimi është dhënë nga ARRSH, si pasojë e punimeve që do të kryhen në rrugën paralele perëndimore (në krahun e pallateve). ARRSH njofton se kufizimi do të zgjasë prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00. Kështu automjetet që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta si dhe do të bllokohen degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor në drejtim të rrugës “Tom Plezha”.

Njoftimi: Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2 Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”. Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: