Categories Lajme

Devoll: 150 euro për të shkuar në BE

Policia e Devollit ka go ditur një veprimtari kr iminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Dy persona janë arr estuar në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Bilisht pasi u kapën duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm me premtimin se do t’i dërgonin drejt vendeve të BE-së për shumën 150 euro.

Të arrestuarit janë shtetasit:

• K. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

• R. D., 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë në Maqedoni, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”).

”Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMW”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME