Categories Lajme

Devoll, si u mundua të fshehë krimin autori që vrau dy gratë gjatë grabitjes

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së krimit horror në Progë të Pogradecit ku dy gra të moshuara u gjetën të masakruara.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili, i ndaluar të shtunën nga policia e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Natën e vrasjes Ali Zili, pas krimit është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36 vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë qe autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushte viktimat. Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit, ishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës.Për policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja./ ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME