Categories Lajme

Dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se një person është arrestuar për përndjekje një tjetër për dhunë në familje.

Katër persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu është arrestuar dhe një 43-vjeçar në Kavajë për shkak se në lokalin e tij u konstatua një lidhje e paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 30 vjeç, banues në Laç, pasi ka përndjekur një shtetase. Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. S., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. H., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – V. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 38 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit; – A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME