Categories Lajme

Dhunimi i profesorit në kufirin me Malin e Zi nga policia malazeze, publikohen pamje të reja

Publikohet një video e re nga momenti kur policia e Malit të Zi ka dhunuar në kufi, kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo.

Në video duket momenti, kur polici e kap nga fytyra Milon dhe më pas e nxjerr me forcë nga makina.

Kujtojmë që sot është ndëshkuar edhe autori i dhunës. Burime të pakonfirmuara pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë se bëhet fjalë për zëvendësdrejtorin në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Plagosja me thikë në Tiranë, policia zbardh detajet, shpallet në kërkim 30-vjeçari
Ky i fundit është pezulluar nga detyra, pas incidentit të rëndë që është shënuar rreth nje muaj më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kujtojmë që Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME