Lajme

Dhunohet mjeku në Gramsh, merr dëmtime në fytyrë. Policia shpall në kërkim autorët

Një mjek, 60-vjeçar është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 30 Nëntor. Mjeku është dërguar nga familjarët në spitalin e Gramshit pasi ka marrë dëmtime në fytyrë.

Po ashtu është konstatuar se ai vuante nga problemet me hipertensionin. Policia thotë se ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në prokurori.

Megjithatë për shkak të konfidencialitetit të hetimeve që po kryhen, policia nuk bën të ditura të dhëna të tjera.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close