Lajme

Dhunohet roja e karburantit në Bulqizë

Persona të paidentifikuar kanë dhunuar rojen e një pike karburanti në Bulqizë. Policia bën me dije se N. U., 57 vjeç është dërguar në spital për të marrë trajtim. Sipas bluve persona të paidentifikuar e kanë goditur 57-vjeçarin për motive të dobëta. Pas ngjarjes ata janë larguar dhe kanë marrë edhe dvd e regjistrimit të  kamerës.

Njoftimi i policisë: Bulqizë/informacion paraprak Rreth orës 04.30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi  N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë  karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të  kamerës së sigurisë dhe janë larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: