Lajme

Dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë 16-vjeçaren, i riu mohon akuzat: E takova për t’u sqaruar!

Kanë dalë sot para gjykatës tre të rinjtë, që dyshohet se dhunuan dhe tentuan t’i vinin flakën me benzinë një 16-vjeçarje, ndërsa iu është caktuar masa e sigurisë.

Ngjarja ndodhi më 25 gusht në kryeqytet. Gjykata ka lënë në qeli vetëm një prej tyre, 25-vjeçarin A. Ç., ndërsa për E. Xh., dhe shtetasin tjetër me inicialet D. M., është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Dyshohet se vajza kishte qenë e dashura e një prej djemve të përfshirë në ngjarje, konkretisht e 25-vjeçarit A.Ç., ndërsa në krim dyshohet se u përfshinë edhe dy miqtë e tij.

25-vjeçari A.Ç., ka deklaruar para gjykatës se ka shkuar vetëm për t’u sqaruar me të dashurën dhe se nuk ishin të vërteta akuzat ndaj tij se donte ta digjte me benzinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close