Lajme

Dhunoi ish-vjehrrën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën, dorëzohet në polici Haki Bajrami

Është dorëzuar në polici Haki Bajrami, i cili është dyshohet se dhunoi ish vjehrrën dhe djalin e ish gruas, dhe më pas u dogji shtëpinë.

Ngjarja ndodhi më 29 prill, në fshatin Llakatund të Vlorës, së bashku me dy miqtë dhunoi të moshuarën dhe të miturën.

Ndërkohë në dëshminë e tij Bajrami ka thënë se nuk ka qenë ai që i ka vënë flakën shtëpisë po ish-vjehrra e tij. Kjo e fundit sipas tij ka stisur ngjarjen.

“Nuk e dogja unë shtëpinë, ngjarjen e ka stisur vjehrra”– thotë Haki Bajrami.

Njoftimi i policise:

Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi H. B. dyshohet se më datë 29.04.2023, në bashkëpunim me shtetasin G. B. (i arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar L. F. dhe nipin e saj të mitur (ish-vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe duke i vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close