Lajme

Dhunuan për shkak të detyrës gazetarin me bashkëshorten, shpallen në kërkim autorët e dyshuar

Gazetari Elvis Hila është goditur për shkak të detyrës së bashku me bashkëshorten  e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë shpallur në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

“Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit Elvis Hilës, 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.”, njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close