Categories Lajme

Dhurimi i gjakut nga të huajt që jetojnë në Shqipëri, akt human

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e dhurimit vullnetar të gjakut, të organizuar nga një grup shtetasish të huaj, rezidentë në Shqipëri, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut në Laprakë, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Në këtë seancë, ku mori pjesë Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, blogerja dhe gazetarja britanike Alice Taylor, si dhe shumë shtetas të huaj, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e tyre, për kryerjen e këtij akti human në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe gjithë të sëmurëve të tjerë, që kanë nevojë për gjak, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Në një prononcim për mediet, në prani të ambasadores Hastad dhe blogeres Taylor, nismëtare e fushatës së sotme, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për këtë akt human, në këtë periudhë të vështirë pandemie, gjatë së cilës dhurimi i gjakut edhe psikologjikisht nuk është i lehtë”. “Duhet të bëjmë më të mirën për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e tij për të gjithë personat, që kanë nevojë, në mënyrë të veçantë për fëmijët talasemikë”, tha Meta.

“Shumë faleminderit Ambasadore Hastad për gjestin tuaj të madh dhe gjithashtu faleminderit për ndihmën që vendet tuaja po i japin Shqipërisë në këto momente të vështira pandemie, lufta ndaj së cilës është botërore dhe një sfidë, që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë në mënyrë të suksesshme”, vijoi Presidenti.

E pranishme në dhurimin e gjakut, Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, u shpreh se “unë jam këtu sepse e di që Shqipëria ka nevojë për dhurim gjaku”.

“Edhe Suedia vendi im ka nevojë për dhurim gjaku, sidomos kur ke fëmijë të sëmurë ose kur mund të ndodhë një aksident dhe ke nevojë për gjak urgjentisht. Dua t’i inkurajoj të gjithë se, të dhurosh gjak merr vetëm 10 minuta, ju ndiheni më mirë më pas por gjithashtu shpëtoni jetë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për këtë jam këtu për të inkurajuar të gjithë që të dhurojnë gjak”, tha ajo.

Ndërsa, gazetarja dhe blogerja Alice Taylor, organizatore e nismës së sotme për dhurimin e gjakut, u shpreh se “në shenjë falenderimi për mikpritjen e shqiptarëve, është më e pakta, që ne mund të bënim për ta”.

“Dua të inkurajoj të gjithë të huajt në Shqipëri, që të dhurojnë gjak, por edhe shqiptarët, sepse ky është një akt human, që shpëton jetë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME