
Kryeministri Edi Rama para pak orësh publikoi letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut. Diçka që vihet re në shkresën e dorëheqjes janë pikërisht dhe gabimet drejtshkrimore, nuk dihet nëse ato janë gabime shpejtësie, neglizhencë për mos korrektim, apo atij i është kërkuar në momentin e fundit të shkruajë një letër për ta paraqitur shkarkimin si dorëheqje me vullnet të lirë.
Në letrën e tij, Ardi Veliu shprehet e kjo ka qenë përvoja më e vyer e jetës së tij, mirëpo tani dëshiron që t’i përkushtohet familjes dhe fëmijëve të cilët i ka në moshë delikate. Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka falenderuar Veliun për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.