Categories Lajme

Diabeti, këshilla për ta mbajtur nën kontroll

Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak. Ka tre lloje kryesore diabeti: Diabeti i tipit 1 (i quajtur “diabet i varur nga insulina”) shkaktohet nga mosprodhimi i insulinës. Diabeti i tipit 2 (i quajtur “diabet i pavarur nga insulina”) vjen ngaqë trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën. Ekspertët e Shëndetësisë japin disa këshilla mbi këtë sëmundje e cila përveç medikamenteve ka si hallkë kryesore për ta mbajtur nën kontroll, dietën dhe aktivitetin fizik.

Personat duhet të fillojnë të dyshojnë për diabetin nëse vënë re një urinim të shtuar sidomos gjatë natës, nëse vënë re një etje të shtuar dhe gjithashtu nëse konsumojnë rregullisht ushqim po kanë një rënie graduale në peshë dhe së fundmi nëse ata ndihen të lodhur pa ndonjë shkak. Këto shenja janë prezente në atë që ne e cilësojmë diabet tip 1 dhe më pak të shprehura dhe shpesh zbulohet rastësisht diabet tip 2 ku këto shenja dhe mund të mungojnë.Por nuk do të thotë që po pate këto shenja ke patjetër diabet.

Mjekët thonë se duhet të bërë një dallim kur flasim për diabetin tip 1 ose atë që quhet diabeti i të rinjve i cili zakonisht fillon në moshë nga 25-30 vjeç por kjo s’do të thotë që një person 70-vjeçar s’mund të preket nga ky lloj diabeti. Diabeti i tipit 2 zakonisht fillon mbas moshës 40 vjeç por ajo që po vihet re në gjithë botën është që ky lloj diabeti po shfaqjet më herët nga mosha 20 deri në 25 vjeç, madje ka dhe fëmijë me diabet tip 2. Gjithsesi grupmosha më e rrezikuar për këtë lloj diabeti është mosha mbi 40-vjeç. Pjesa më e madhe e personave në botë rreth 90% e tyre kanë diabet të tipit 2.

Mosha është një faktor i rëndësishëm dhe kuptohet sa më shumë rritet mosha aq më tepër rritet rreziku për t’u prekur nga diabeti. Personat të cilët kanë në familjen e tyre të afërm me diabet janë gjithashtu më të rrezikuar por kjo s’do të thotë se domosdoshmërisht duhet të ndodh kështu. Gjithashtu gratë që kanë lindur fëmijë me peshë mbi 4 kg kanë një risk më të madh për diabet. Prapë tek femrat që kanë patur diabet gjatë shtatzanisë i cili është një formë e veçantë diabeti i cili shfaqjet në shtatzani dhe zhduket më pas edhe këto janë grupe të rrezikuara. Personat obezë, pra që kanë dhjamosje sidomos në regjionin e barkut, janë të rrezikuar, ata që kanë hipertension janë në rrezik gjithashtu jeta sedentare është një faktor tjetër risku për diabetin tip 2. Gjithashtu ka raca të cilat janë më të rrezikuara po ne që jemi racë e bardhë riskun për diabet tip 2 e kemi të ulët. Romët dhe egjiptianët janë më të rrezikuar për diabetin tip 2 sesa popullata e bardhë. Risk për diabet kanë dhe personat që përdorin medikamente ku më të rrezikuarit janë kortizonikët dhe cilësohet dhe si diabet i marrë nga koha e gjatë e përdorimit të kortizonit.

Po si mund ta kurojmë diabetin? Ekspertët e Shëndetësisë thonë se medikamentët janë në një gamë të pafundme ku pjesa më e madhe e tyre janë prezent dhe në tregun shqiptar.Por ashtu siç nuk ka dy persona që të jenë totalisht njësoj me njëri-tjetrin nuk ka dhe dy medikamente që të jenë totalisht të njëjtë në efekt në dy persona të ndryshëm. Pra për çdo person me diabet duhet menduar cili është medikamenti më i përshtatshëm.

Medikamenti më i përdorur për personat që vuajnë nga diabeti tip 2 është Metformina i cili është një medikament që ka një mekanizëm veprimi shumë të mirë sepse pakëson prodhimin e sheqerit nga mëlçia gjithashtu frenon deri diku oreksin, vonon zbrazjen e ushqimit nga stomaku pra nuk e ngre shumë gliceminë pas ushqimit pra ndjenja e urisë vjen më vonë. Insulina është medikamenti tjetër shumë i rëndësishëm për diabetin sidomos për diabetin në moshat e reja aty ku organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë insulinën, por është i detyruar ta marrë nga jashtë. Në këto raste mungesa e mjekimit me insulinë është vdekjeprurëse për personin. Diabeti i tipit 1 duhet të diagnostikohet sa më shpejt, sepse personi rrezikon jetën.

Për ta luftuar diabetin pa barna, mund të zgjedhim të mbajmë dietë ushqimore. Dieta ushqimore përcaktohet në varësi të personit, moshës, peshës trupore, aktivitetit fizik, sëmundjeve të tjera që ai ka pra të gjitha merren në konsideratë. Dieta dhe aktiviteti fizik janë dy hallkat e para që nuk duhet të mungojnë në trajtimin e diabetit. Nuk ka asnjë medikament që ne të hamë dhe të pimë njëlloj si më parë. Pikërisht kjo është ajo që e bën diabetin pak të vështirë sepse duhet që vetë pacienti të merret çdo ditë dhe çdo moment me këtë sëmundje.

Ajo që është e përgjithshme është që në çdo vakt mëngjes, drekë dhe darkë buka, orizi dhe makaronat nuk duhet të mungojnë. Në dietë duhet të fusim dhe dy tre fruta në ditë gjithashtu duhet të ketë dy racione në ditë me qumësht dhe kos. Nuk ka produkte ushqimore për diabetik produktet që duhet të përdorin personat diabetik janë produktet që përdorim të gjithë. Buka rekomandohet të jetë ajo me fibra ajo që quhet bukë e zezë. Ekspertët thonë se aktiviteti fizik është hallka e dytë shumë e rëndësishme ku çdo ditë të kemi të paktën 1 orë aktivitet fizik i cili nuk nënkupton vetëm palestrën por edhe ecja dhe lëvizja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME