
P olicia e Dibrës ka zbuluar autorët e d yshuar të grabitjes së dy dyqaneve të ndodhura në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë.
Policia ka a rrestuar dy nga autorët e d yshuar ndërsa ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë si dhe procedohen p enalisht dy shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari k riminale.
“Nga veprimet h etimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura i’a kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.
Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë” informon policia.
Të arrestuar janë: A. Ll., 19 vjeç, M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.
U proceduan p enalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.
Policia ka sekuestruar sendet e gjetura të v jedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive për dokumentimin e disa v jedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar këta shtetas.