Lajme

Dibër, 40-vjeçari godet Sekretarin e qendrës së votimit

Një 40-vjeçar me inicialet K.F është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka qëlluar një qytetar me sende të forta. Policia njofton se 40-vjeçari ka goditur me sende të forta 56-vjeçarin me inicialet Q.S., Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit numër 1132.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close