Lajme

Dibër, I mori 500 mijë lekë të riut, për ta pajisur me leje drejtimi, vihet në pranga 56-vjeçari

I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte në autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close