Categories Lajme

Dibër, kronikë e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër, ku pas një sherri mes të rinjve ka mbetur i vrarë një 29-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, ku gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit,  ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos  me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord  tre shtetas, ndër to dy vëllezër,   autorë të dyshuar  të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera,   janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P,  banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit  D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi Hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME