fbpx
Lajme

Dibër, Persona me maska donin të merrnin fëmijët, banorët: Pòlicia zgërdhihet

Disa fëmijë janë tentuar që të rrèmbehen në fshatin Ushtelenxë në qytetin e Dibrës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 5 ditë më parë, ndërsa sipas dëshmisë së një banori, kanë qenë persona me maska ata që kanë tentuar që të rrèmbejnë fëmijët të cilët kanë qenë duke luajtur. Një prej fëmijëve shprehet se kanë dashur që të rrèmbejnë motrën e tij, ndërsa shton se kur ka shkuar në shtëpi, ua ka thënë të gjitha prindërve të tij.

“Erdhi një makinë pa targa dhe me maskë, erdhën me makina të zeza dhe blu, nuk lexonte as pòlicia dhe asnjë gjë, donin që të vidhshin motrën time që është aty, kur shkuam të shtëpia u thamë prindërit”, shprehet një fëmijë i mitur.

Ndërkohë që një prej banorëve të rritur thotë se personat që u kanë ardhur në fshat kanë qenë me maska dhe me armë. Ata thonë se Pòlicia nuk u ka marrë deklaratën, ndërsa shtojnë se fëmijët janë të terrorizuar dhe kanë frikë që të dalin për të luajtur në lagje.

“Po mundohemi me ca miq të mi që të gjejmë se kush janë këta persona, pòlicia nuk na mori deklaratë, na tha që ta mbyllnim këtë punë. Fëmijët nuk dalin nga shtëpia nga frika. Fëmijët janë 8-9 vjeç, dhe thonë se ata persona kanë qenë me pistoleta, ne menduam që kanë qenë grabitës, ndërkohë që pòlicët zgërdhiheshin kur iu thamë. Si mund të vijnë persona pa targa në fshat, kanë qenë me maska, të vinë dhe të na thon kush janë”, shprehet një tjetër banor. Derimë tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e pòlicisë për ngjarjen në fjalë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button