Categories Lajme

Diell dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë si pasojë e ndikimit të vlerave të larta barike. Por duke ju afruar mesditës parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta në zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët, ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, sipas meteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi MBI 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa Qëndrore dhe Rajoni i Ballkanit paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa Cikloni i Islandës ka pësuar zhvillim duke sjell në një pjesë të madhe të kontinentit mot të paqëndrueshëm, ku Europa Jugperëndimore dhe brigjet veriperëndimore të kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jetë Europa Veriore dhe Lindore.

Kosova; Repudlika e Kosovës ne pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë kalime të lehta dhe të përkohëshme të vranësirave.

Maqedonia e Veriut; Mbeten prezente prej disa ditësh vlerat e larta barike në MV, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në po thuajse gjithë 24-orëshin. POR hërë pas here në territorin e MV do të ketë vranësira kalimtare dhe të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.Shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME