Lajme

Digjen 3 banesa në Finiq, ndërhyn helikopteri për të shuar zjarrin

Teksa tre banesa në Finiq janë përfshirë nga zjarri, në ndihmë për shuarjen e flakëve ka ardhur një helikopter. Ndihma erdhi pas ndihmës së kërkuar nga kryetari i Bashkisë së Finiqit, Romeo Çakuli.

Mësohet se ai po ndihmon në shuarjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë.

Sakaq, raportohet se tre banesa janë djegur dhe janë dëmtuar pjesërisht nga flakët e mëdha. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës. Gjithashtu, në fikjen e tij kanë dalë dhe banorët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close