fbpx
Lajme

Digjet gjatë natës makina e oficerit të Antiterrorit në Librazhd, dyshohet se… (EMRI)

Digjet gjatë natës makina e oficerit të Antiterrorit në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Përroi i Shesë”.

‘BalkanWeb’ mëson se automjeti dyshohet se është spërkatur me benzine dhe më pas i është vënë flaka. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë qenë dy persona.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë dhe ka neutralizuar përhapjen e flakëve, ndërsa mjeti ndodhej i parkuar para shtëpisë private të oficerit Petrit Xhepi, 49 vjeç.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka dyshime se gjithçka ka lindur për shkak të detyrës së oficerit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button