Categories Lajme

Digjet makina e kandidatit të PS-së për Bashkinë Has

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj tha se i është djegur automjeti brenda garazhit.

Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit, ku është shkrumbuar totalisht.

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Ai u fut në garë, pasi socialistët nuk rikandiduan kryebashkiakun aktual Liman Morina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME