Lajme

Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti i një efektivi të Policisë së Shkodrës, detaje

Automjeti i një efektivi të policisë Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ky është efektivi i policisë së Komisariatit të Shkodrës, makina e të cilit u dogj në orët e para të mëngjesit pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.

NJOFTIMI I POLICISË Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close