Lajme

Digjet pjesërisht një banesë 3 katëshe në fshatin Lin të Pogradecit

Zjarri ka përfshirë katin e 3 të  kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati.

Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi  zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.Nga zjarri rrezikoheshin  edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpinë 3 katëshe. Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close